
Mediat italiane raportojnë se një 31-vjeçar shqiptar me iniciale L.H. është aksidentuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Arzignanos në Itali.
Ai humbi kontrollin e automjetit duke u përplasur me dy pemë, një shtyllë ndriçimi.
Shqiptari mbeti i plagosur rëndë, ndërsa forcat zjarrfikëse e nxorën nga automjeti.
Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe u dërgua me ambulancë në spital.