Aksidentohet vetura e udhëtarëve në Ferizaj, vdes shoferi 16-vjeçar

Aksidentohet vetura e udhëtarëve në Ferizaj, vdes shoferi 16-vjeçar

Një 16-vjeçar ka vdekur sot, e martë, si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar në fshatin Mirosale e Ferizajt, njofton Insajderi.

Në aksident ka qenë e përfshirë vetëm një veturë e udhëtarëve, të cilën e drejtonte viktima A.K.

“Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Dardani në drejtim të fshatit Mirosale dhe për shkak të mospërshtatjes të shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës”, thuhet në njoftimin për media të policisë.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i

pajetë, do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Njësia rajonale e komunikacionit rrugor nga drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po e heton rastin”./Insajderi.com