Aksidentohet vetura zyrtare, gjashtë të lënduar

Aksidentohet vetura zyrtare, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar të premten në fshatin Kovaçec të Komunës së Kaçanikut.

Në këtë aksident e përfshirë ishte edhe një veturë e komunës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi.

Ilazi njoftoi se tre nga të lënduarit janë zyrtarë komunal.

“Sot gjatë ditës, në fshatin Kovaçec ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një veturë zyrtare e komunës. Nga ky aksident kanë pësuar lendime 6 qytetarë, 3 prej tyre zyrtar publik të komunës.

Pas marrjes së informacionit kam dalur në vendngjarje dhe jam interesuar nga afër për gjendjen e tyre shëndetësore. Të lënduarit po marrin trajtimin e duhur mjekësor, njëherit do t’iu mbajmë të njoftuar për gjendjen e tyre”, ka shkruar ai në llogatinë e tij në Facebook./Insajderi.com