Aksion antidrogë në Shkup, arrestohen 21persona

Aksion antidrogë në Shkup, arrestohen 21persona

21 persona janë arrestuar ndërsa janë gjetur dhe konfiskuar drogë, para, makina, telefona celularë, në aksionin e sotëm të policisë së Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për lokacionet  në Gërçec, Gazi Babë, Çair dhe Hasanbeg.Burime nga hetimi thotë se të arrestuarit tani më gjenden në stacion policor dhe më pas do të dalin para gjykatës, njofton Insajderi.

Prokurorja Villma Ruskovska ka folur rreth aksionit policor që është zhvilluar në më tepër lokacione në Shkup, kryesisht në Gërçec dhe Gazi Babë. Ajo ka thënë se një vit kanë grumbulluar prova, por se edhe më tej po hetohet rasti.

“Kemi mbledhur prova një vit, ndjekje të komunikimeve si dhe ndjekje fizike. Janë arrestuar 21 persona, të cilët gjenden në më tepër stacione policore, ndërsa sa kam informacione disa të tjerë po kërkohen” tha Ruskovska.

Ajo tha se ekzistojnë prova se këta persona kanë bërë tregti të paligjshme me lëndë narkotike. /Insajderi.com