Dogana e Kosovës konfiskoi pajisje të lojërave të fatit ilegale ku po ushtrohej kjo veprimtari pa leje.
Përmes njoftimit për media, Dogana e Kosovës bën të ditur se pas një kontrolli të njësiteve të saj, kanë hasur në një lokal ku po ushtrohej veprimtari ilegale e lojërave të fatit.
“Mbrëmë rreth orës 22.00 njësit e doganës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një lokal pa mbishkrim në Prishtinë. Gjatë kontrollës janë vërejtur se brenda lokalit ushtrohet veprimtari me lojëra të fatit të palicencuara. Gjatë kontrollës brenda lokalit janë gjetur edhe persona që ishin duke luajtur”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Dogana tregoi edhe për aparatet e konfiskuara në atë lokacion.
“Pronari i lokalit është larguar dhe nuk është paraqitur. Gjithashtu në këtë lokal është kapur edhe tavolina e pokerit ilegal i cila ishte në përdorim. Në këtë lokal janë konfiskuar: Aparate për lojëra të fatit 4 copë pa numër serik, Rulet 1 copë pa numër serik; Tavolinë pokeri 1 copë; Pjesë për aparate 4 copë”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.