Aksion i gjerë për hetimin e krimeve kompjuterike

Aksion i gjerë për hetimin e krimeve kompjuterike

Policia e Kosovës njofton se dje në mëngjes ka zhvilluar një aksion të gjerë në Mitrovicë, Pejë e Podujevë për kapjen e autorëve të krimeve kompjuterike.

Policia raporton se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit duke përdorur programe të veçanta kompjuterike, në mënyrë të kundërligjshme kanë futur, shlyer dhe shkatërruar të dhëna të ndryshme kompjuterike.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, katër shtëpiza të kompjuterit, një lap-top, tre celularë dhe dy USB. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.