Aksion i policisë dhe AUV-it në Prishtinë, zbrazen lokalet që nuk respektuan masat anti-COVID

Aksion i policisë dhe AUV-it në Prishtinë, zbrazen lokalet që nuk respektuan masat anti-COVID

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës bashkë me Policinë e Kosovës mbrëmjen e së premtes kanë dalë në terren në rajonin e Prishtinës për t’i kontrolluar lokalet nëse janë duke i zbatuar masat kundër përhapjes së Coronavirusit.

Ata kanë shqiptuar masa ndëshkimore dhe kanë zbrazur lokalet të cilat i kanë shkelur rregullat.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka konfirmuar se aksioni po zhvillohet në gjithë Prishtinën.

“Jemi në terren bashkë me Policinë e Kosovës në gjithë regjionin e Prishtinës për të parë zbatimin e masave anti-COVID kur kanë hasur organizime që janë në kundërshtim me ligjin dhe masat e marra nga Qeveria”.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka thënë për Insajderi-n se disa ekipe të policisë bashkë me inspektorët kanë kryer aktivitete në kafenetë te Rruga B në kryeqytet.

“Në ‘Rrugën B’ ka njësi policore që janë duke kryer aktivitetet në zbatim, respektim të masave ndaj pandemisë. Aktivitetet janë duke u zhvilluar së bashku me inspektorët kompetent”./Insajderi.com