Aksion i policisë dhe prokurorisë në Karaçevë

Aksion i policisë dhe prokurorisë në Karaçevë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit është duke zhvilluar një aksion në zonën e Kamenicës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës”.

“Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Sipas raportimeve në media, aksioni po zhvillohet kundër kazinove./Insajderi.com