Aksion i Policisë në këtë pjesë të Prishtinës, shqiptohen gjoba me të madhe

Aksion i Policisë në këtë pjesë të Prishtinës, shqiptohen gjoba me të madhe

Pjesëtarët e Njësisë së Trafikut nga Policia e Kosovës sonte janë aktivizuar më shumë në qendër të Prishtinës, saktësisht në Ulpianë.

Sipas lexuesve të Indeksonline në këtë vend sonte janë duke u shqiptuar shumë gjoba, për mos-respektim të rregullave të trafikut.

 

 

Në një fotografi të dërguar në redaksi shihet edhe momenti i shqiptimit të një gjobë për një veturë të llojit ‘Lamborghini’.

Vozitësit të kenë kujdes gjatë pjesëmarrjes në komunikacion, jo vetëm për shkak të gjobave por edhe për shkak të rrezikut që kanë për vete dhe për të tjerët.