Aksion i policisë në Ministrinë e Bujqësisë

Aksion i policisë në Ministrinë e Bujqësisë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në orët e hershme të së mërkurës ka zhvilluar aksion në zyret e Agjencionit për Zhvillim e Bujqësi.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka thënë për Insajderi-n se është duke u realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme.

Por, ai nuk ka dhënë detaje shtesë për operacionin në fjalë.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani./Insajderi.com