Aksion i policisë në Pejë për lokalet e bixhozit – nëntë femra dërgohen në qendrën për migracion

Aksion i policisë në Pejë për lokalet e bixhozit – nëntë femra dërgohen në qendrën për migracion

Gjatë natës së mbrëmshme Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion kundër lokaleve të bixhozit të cilët shërbejnë në mënyrë jo ligjore, shkruan Gazeta Insajderi.

Me datën 14 korrik 2019, duke filluar nga ora 01:00, në zonën e Deçanit, Policia ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’, thuhet në njoftimin e policisë.

Stacioni policor në Deçan së bashku me inspektorët komunal ka verifikuar disa lokale në komunën e Deçanit, gjatë kontrollimit është hasur në një lokal i cili nuk kishte leje e as mbishkrim, në këtë lokal janë hasur 5-(pesë) aparate të lojërave të fatit duke funksionuar dhe një numër i konsideruar i formave rrumbullake të plastikës që shërbejnë për lojën e bixhozit.

Aparatet për lojërat e fatit janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh.

Gjate këtij aktiviteti nga inspektoret komunal është mbyllur 1- (një) lokal për arsye se i njëjti nuk posedonte leje përkatëse pune.

Gjithashtu policia ka verifikuar edhe 9- (nëntë), persona të gjinisë femërore të cilat ishin duke shërbyer ne atë lokal, të njëjtave iu janë sekuestruar dokumentet personale dhe në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, të njëjtat procedohen nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe të Migracionit.

Në këtë plan kanë qenë të përfshirë Stacioni Policor në Deçan dhe inspektorët komunal të komunës së Deçanit, të përkrahur nga Dogana e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Pejë. /Insajderi.com