Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Prishtinë ku ka sekuestruar armë zjarri dhe substancë narkotike.
Gjatë këtij aksioni është arrestuar një person A.M i moshës 58 vjeçare.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci, ka konfirmuar lajmin për Insajderi-n.
“Kjo prezencë është plotësuar edhe me veprime dhe masa operative specifike me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e treguesve të zbulimit, ngritjen e nivelit të sigurisë si dhe mbajtjen e komunitetit tonë të sigurt dhe larg dukurive kriminale”, ka shkruar ai.
Në këtë aksion sekuestruar dy revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, njëqindenjëzetetre copë fishek të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme e substancës së dyshuar (dyshohet të jetë Kanabis) si dhe pjesë të ndryshme të armëve (dyshohet të jenë përdorur për modifikim armësh). /Insajderi.com