
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në të gjithë vendin.
Lajmi është konfirmuar për Insajderin edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Aksioni është në zhvillim e sipër. Plani operativ ka fillu në orët e hershme dhe është drejt përmbylljes. Shumë shpejt pritet të përfundojë. Do të dalim me komunikatë për media”, deklaroi Krasniqi. /Insajderi.com