Aksion në Shqipëri e Itali, arrestohen 17 persona për trafikim droge

Aksion në Shqipëri e Itali, arrestohen 17 persona për trafikim droge

Një operacion policor ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë ka përfunduar me sukses mëngjesin e sotëm.

Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni i koduar ‘Rruga e Detit’është zhvilluar pak para agimit, mes Sardenjës, l’Emilia-Romagna dhe Shqipërisë. Karabinierët kanë vënë në pranga 17 persona, shtetas shqiptarë dhe italianë.

Mbi të arrestuarit bien akuza të tilla si përfshirje në organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, shpërndarje droge, etj.

Operacioni u krye nga Departamenti Territorial i Karabinierëve të Olbia në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Antimafies të Cagliarit dhe të Antiterrorizmit.