Aksion policor në Mitrovicë e Vushtrri, bastisen disa lokale

Një aksion policor është aktualisht në operacion e sipër në Komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, për Gazetën Insajderi.

Ai ka thënë se në këtë aksion janë duke u bastisur disa lokale të qytetit ku dyshohet se po ushtrohen

vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe lojërat e fatit.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka punuar dhe po punon me perkushtim ne parandalimin dhe luftimin e dukurive negative ne vend, veprave të ndryshme penale, perfshire edhe lojrat e fatit. Ju konfirmoj se ne kete fazë eshte duke u implementuar nje plan operativ në disa lokacione ne Vushtrri, ndersa detaje tjera tani për tani nuk mund te behen te ditura deri ne implementimin e plotë të këtij plani policor”, ka thënë ai.