Aksione kundër terrorizmit në Francë dhe Zvicër, 10 të arrestuar

Aksione kundër terrorizmit në Francë dhe Zvicër, 10 të arrestuar

Në operacionet anti-terroriste në Francë dhe Zvicër të realizuara gjatë ditës së sotme janë arrestuar 10 persona për përdorimin e rrjeteve të koduara sociale për t’u përgatitur për sulme të mundshme, thanë zyrtarët francezë.

Të dyshuarit shkëmbyen “mesazhe shqetësuese” në aplikacionin e koduar të mesazheve Telegram, thanë burimet pranë hetimit, duke shtuar se hetuesit po përpiqen të “kuptojnë se çfarë planifikonin ata”, raporton AFP.