Bedri Halimi, kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturës, është arrestuar të enjten gjatë operacionit të koduar “Brezovica”.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë – njëri prej të cilëve është po ashtu zyrtar në MMPHI.
Zyrtarët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, ndërsa pesë qytetarët dyshohen për dhënie të ryshfetit.
Gjatë operacionit janë bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme.
Ky aksion – i cili u zhvillua me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – është vazhdim i atij të filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Policia e Kosovës gjatë aksionit tek Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë