Aksioni “Brezovica” – arrestohet kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit

Aksioni “Brezovica” – arrestohet kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit

Bedri Halimi, kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturës, është arrestuar të enjten gjatë operacionit të koduar “Brezovica”.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë – njëri prej të cilëve është po ashtu zyrtar në MMPHI.

Zyrtarët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, ndërsa pesë qytetarët dyshohen për dhënie të ryshfetit.

Arrestohet Bedri Halimi, kryeinspektori i MMPHI-së

Operacioni që u shtri në zyrat e kësaj ministrie, u zhvillua në tri qytete të Kosovës, Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.

Gjatë operacionit janë bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme.

Ky aksion – i cili u zhvillua me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – është vazhdim i atij të filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Policia e Kosovës gjatë aksionit tek Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë