Aksioni i Policisë pranë AKI-së, arrestohet një person i dyshuar

Aksioni i Policisë pranë AKI-së, arrestohet një person i dyshuar

LIVE: 08:36 – Përfundon aksioni i Policisë pranë AKI-së, nën dyshimet për një mjet shpërthyes. Policia ka marrë informatë për një veturë të dyshimtë dhe me këtë rast, Policia e ka shoqëruar personin e dyshuar për në stacion policor.


LIVE: 08:32 – Vjen edhe bartësi i veturave dhe konfiskohet vetura e tipit “Fiat”, në të cilën dyshohet se është gjetur mjeti shpërthyes.


LIVE: 08:10 – Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë për Insajderi-n se rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kontrollimi i vendit të ngjarjes.


LIVE: 08:10 – Është identifikuar mjeti shpërthyes – ekipi i deminimit ka filluar punën për deaktivizimin e tij.


LIVE: 08:05 – Njësiti i K9, largohet nga vetura “Fiat”, nuk duket se ata kanë gjetur ndonjë mjet shërthyes, policia vazhdon t’a mbajë të rrethuar gjithë zonën përreth.


LIVE: 08:00 – Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka kofirmuar se një person është arrestuar, pas raportimeve se një person i dyshuar gjendet në një veturë afër AKI-së.


LIVE: 07:55 – Dyshimet e para janë se ka një granatë në veturën e tipit “Fiat”.


LIVE: 07:50 – Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe njësiti K9, të cilët do të mundohen të zbulojnë më shumë përmes qenve të trajnuar për mjete shpërthyese.


Policia dhe të gjitha njësitet relevante, sot në mëngjes kanë shkuar afër objektit të AKI(Agjencia Kosovare e Inteligjencës), njofton Insajderi.

Është një veturë e tipit “Fiat”, me ngjyrë të bardhë, e vendosur afër institucionit të AKI-së dhe është duke u konsideruar si e dyshimtë për mjet shpërthyes brenda saj.

Ekipi i deminerëve të policisë së Kosovës, ka ardhur në vendin e ngjarjes rreth orës 07:40 minuta, me detektorin e tyre, duke u munduar të zbulojnë më shumë në lidhje me dyshimet për mjet shpërthyes.

Deri më tani nuk ka informata se kush ka dhënë alarmin për këto dyshime dhe si ka ardhur deri kjo situatë.

Insajderi.com, do të përcjellë këtë operacion me lajme “live”./Insajderi.com.