Prokuroria Themelore në Gjilan do të mbajë një konferencë për media në ora 17:00 në lidhje me aksionin policor në Karaçevë.
Të enjten Policia e Kosovës ka zhvilluar një tjetër aksion në këtë fshat kufitar, pas aksionit të 18 shtatorit që rezultoi me arrestime e shembje objektesh kazinosh.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë institucional që janë të përfshirë në organizimin e këtij operacioni.
“Ju ftojmë që të merrni pjesë në konferencën për media, të organizuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me operacionin e zhvilluar sot në disa rajone të Kosovës, si vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në Karaçevë të Kamenicës dhe rajone tjera. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet e përfshira në këtë operacion”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com