Drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj ka ndërmarrë një operacion kundër shkatërrimit dhe prerjes së pyjeve në Parkun Nacional Sharri.
Basri Shabani, drejtor i policisë për Rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se në dy aksione të ndara janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 15 persona.
Po ashtu ka bërë të ditur se janë bastisur disa lokacione në pjesën e fshatit Strazhë dhe zonave përreth.
“Fillimisht në dy lokacione në pyjet e parkut nacional janë kapur në flagrancë dhe arrestuar 10 persona duke prerë dru dhe duke ngarkuar masë drunore në kamionët dhe traktorët e tyre të modifikuar”.
“Në të njëjtën kohë në pesë lokacione dhe atë në fshatin Ivajë në dy lokacion, në fshatin Rakaj, në fshatin Dubravë dhe një në fshatin Sllatinë, janë kontrolluar nën dyshimin se të njëjtit qe një kohë të gjatë janë duke u marrë me dëmtimin e Parkut Nacional dhe prerjen e druve” është shprehur Shabani në konferencë për media.
Ka bërë të ditur personat e arrestuar janë SH.L, viti i lindjes 1995, nga fshati Ivajë, M.L, 1987 nga fshati Vatë, E.SH, 1983 Sllatinë, B.R. 1992 dhe G.S, 1987 nga fshati Gjergjedell, të gjithë nga Komuna e Kaçanikut.
Ndërsa, tetë personat e tjerë që janë shoqëruar në stacionin policor, janë liruar në procedurë të rregullt derisa hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë./Insajderi.com