Aksioni në Karaçevë, në vendin e ngjarjes dalin drejtori i Policisë dhe Kryetari i Komunës

Aksioni në Karaçevë, në vendin e ngjarjes dalin drejtori i Policisë dhe Kryetari i Komunës

I pari i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, është duke përcjellë nga afër aksionin e Njësisë Speciale qe po zhvillohen në Karaçevë të Kamenicës, njofton Insajderi

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillon një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Cak i goditjes janë kazinotë të cilat që një kohë të gjatë ushtrojnë veprimtarinë ilegale.

Deri në këto momente raportohet për mbi dhjetë të arrestuar, derisa operacioni është duke vijuar.

Burime të Insajderit brenda policisë mësojnë se në mesin e të arrestuarve janë edhe shumë zyrtarë të policisë së Kosovës, por që akoma nuk dihet zyrtarisht për identitetin e policëve të përfshirë në këtë grup të arrestuarish./Insajderi.com