“Transparency International “ në raportin e tyre të fundit ka konstatuar se Policia e Kosovës është më e pavarura dhe më e besueshmja në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa ditë më parë Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të disa operacioneve policore gjatë ditëve të fundit, ka arritur të parandaloj akte terroriste në Kosovë dhe rajon, raporton Insajderi.com
Lajmi për arrestimin e 19 të dyshuarve për sulme terroriste në Shqipëri pak para ndeshjes futbollistike Shqipëri-Izrael, ka qarkulluar edhe në mediet e huaja si në “USATODAY”, “EURONEWS”, “BBC”, “DW” etj.
Raportimet e këtyre medieve kanë treguar se si Policia e Kosovës ka parandaluar sulme të cilat lidhen me Shtetin Islamik,” të cilët kishin planifikuar për të bërë sulme në Kosovë dhe Shqipërinë fqinje, duke përfshirë edhe një sulm të planifikuar ndaj ekipit të kombëtares së futbollit të izraelit gjatë një ndeshje”, shkruan “USATODAY”.
“Sipas zyrtarëve, të dyshuarit kanë qenë në kontakt me një anëtar të ISIS-it,i cili është i vetë-shpallur si “komandant i shqiptarëve në Siri dhe Irak,” Lavdrim Muhaxheri, nga të cilët ata besohet se kanë marrë urdhra për të sulmuar.”, shkruan Euronews.
Ndërsa për shkakun e këtyre sulmeve kombëtarja e futbollit të “Izraeli-t ishin të vendosur për të luajtur në Shkodër, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, të shtunën, ku për shkak të sigurisë ndeshja është zhvendosur për tu luajtur në Elbasan, më afër kryeqytetit, Tiranës”,raporton BBC.