
Aksioni që do të zgjasë për tre muaj, “Ta pastrojmë Kosovën” ka nisur edhe në komunën e Mitrovicës.
Dhjetëra vullnetarë të “Let’s do it Kosovo” dhe nxënës të shkollave fillore po marrin pjesë në këtë aksion i cili dje nisi zyrtarisht, shkruan Insajderi.
Të gjithë pjesëmarrësit në këtë aksion po furnizohen me thasë dhe doreza.
Ky aksion u hap dje zyrtarisht në ceremoninë ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e pastrimit të Kosovës.
Ndryshe në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” po marrin pjesë mbi 100 mijë persona. /Insajderi.com