Insajderi ka siguruar aktakuzën kundër ish-ministrit Buja, drejtorit të Prokurimit në këtë ministri, Xhemajl Buzuku, sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Xhavit Dakaj dhe drejtorit të kompanisë “ ALB –Architect”, Afrim Demiri për një tender që ka të bëjë me mbikëqyrjen e objekteve të Ministrisë.
Komunikatat për ngritje aktakuzash të lëshuara nga Prokuroria e Shtetit janë të përditshme, por për një aktakuzë kundër një ish-ministri nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Më 7 nëntor të vitit të kaluar Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatë një aktakuzë kundër ish-ministrit të Arsimit, Ramë Buja për një vepër penale të korrupsionit.
Prokuroria nuk ka dhënë kurrfarë njoftimi për këtë aktakuzë.
Insajderi ka siguruar aktakuzën kundër ish-ministrit Buja, drejtorit të Prokurimit në këtë ministri, Xhemajl Buzuku, sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Xhavit Dakaj dhe drejtorit të kompanisë “ ALB –Architect”, Afrim Demiri për një tender që ka të bëjë me mbikëqyrjen e objekteve të Ministrisë.
Tenderi është nënshkruar në kohën e Enver Hoxhajt, i cili nuk është akuzuar. Me ardhjen e Ramë Bujës në krye të Ministrisë, kontrata është vazhduar në kundërshtim më Ligjin për prokurim publik.
Prokuroria është përgjigjur shkurt për këtë aktakuzë.
“Ju informoj se kundër personit që keni pyetur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 7 nëntor 2016, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar… në bashkëkryerje”, ka thënë Prokuroria e Shtetit në një përgjigje me shkrim për Insajderin.
Megjithatë, Insajderi ka siguruar kopjen e aktakuzës në të cilën përmenden detajet e keqpërdorimit të parasë publike. Detajet e kësaj aktakuze pritet të botohen në orët në vazhdim./Insajderi.com