Aktakuzat e Speciales mund të ngriten në çdo moment, por a është përgaditur ndonjë e tillë

Aktakuzat e Speciales mund të ngriten në çdo moment, por a është përgaditur ndonjë e tillë

Kryetarja e Dhomave të specializuara, Ekaterina Trendafilova  ka folur për punën e Speciales dhe koha se kur pritet që të ngriten aktakuzat e para ose arrestimet e para.

Ajo nuk ka dashur të përmend kohën e saktë se kur pritet të ndodhë një gjë e tillë duke thënë se kjo i përket Prokurorisë së Speciales.

“Por unë e di se kjo mund të ndodhë në cdo moment sepse Prokuroria po e bënë punën e saj. Por nuk mund të jap përgjigje sepse Prokurori po e bënë punën e tij dhe kjo është përgjegjësi e pavarur nga Dhomat e Specializuara”, ka thënë Trendafilova në Rubikon të KTV-së.

Ajo tha se deri më tani nuk është ngritur ndonjë aktakuzë edhe pse ato mund të ngriten dhe të mos bëhen publike derisa të zyrtarizohet.

Trëndafilova theksoi se përzgjedhja e gjykatësve do të jetë edhe më selektive se ajo e EULEX-it.

Ajo ka thënë se ata që donin të aplikonin do të merreshin në pyetje nga profesionistë të sistemit vendor.

Brenda këtij procesi, presidentja e Dhomavë të Specializuara theksoi se kishin intervista serioze për panelin e përzgjedhur ndërkombëtar për gjykatësit e pavarur.

“Ishte një intervistë, e cila zgjati një orë e ndoshta edhe më shumë në Bruksel dhe një tjetër që u mbajt të Hagë”, përfundoi ajo./Insajderi.com