Aktakuzë kundër 40 vjeçarit që ngacmoi seksualisht dy të mitura

Aktakuzë kundër 40 vjeçarit që ngacmoi seksualisht dy të mitura

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë kundër R.A., i cili dyshohet për ngacmim seksual të dy vajzave të mitura.

Sipas aktakuzës i dyshuari R.A, më 11 maj gjatë kohës kur dy vajzat e mitura ishin duke shkuar në shkollë iu kishte insistuar që të hynin në veturën e tij për t’i dërguar në shkollë, me ç’rast 40-vjecari kishte ndërruar rrugën.

“Sipas aktakuzës, më 11 maj 2019, rreth orës 8:15 minuta, në fshatin Pozheran, komuna Vitisë, i pandehuri R.A. (1979), ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura, në atë mënyrë që derisa ato shkonin në shkollë, i pandehuri me veturën e tij, i tejkalon, pastaj kthehet mbrapa duke iu thënë që të hynin në veturë për t’i dërguar në shkollë dhe se i njihte prindërit e tyre, të cilat fillimisht nuk pranojnë, mirëpo pas insistimit të tij, të miturat hyjnë dhe ulen mbrapa në veturë, me ç’rast i pandehuri e devijon rrugën dhe i ngacmon me fjalë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje prokuroria ka bërë të ditur se vajzat kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Regjinal në Gjilan.

“Si pasojë e shqetësimit dhe pasigurisë, vajzat e mitura kërcejnë nga vetura deri sa ishte në lëvizje, ku edhe pësojnë lëndime trupore në gjunjë dhe këmbë, të cilat për shkak të lëndimeve detyrohen të kërkojnë ndihmë mjekësore, fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, e më pas edhe në Spitalin Regjional, në Gjilan”, thuhet ndër tjera në njoftimin e prokurorisë. /Insajderi.com