Aktakuzë kundër pesë personave për sulmin në konsullatën turke në Prizren

Aktakuzë kundër pesë personave për sulmin në konsullatën turke në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave të dyshuar, për gjuajtur me koktej molotovi dhe me kubëza betoni në drejtim të Konsullatës Turke në Prizren, me 28 nëntor 2016.

Sipas njoftimit nga Prokuroria të pandehurit kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurisë duke kryer veprën penale rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare.

“Të pandehurit në cilësi të bashkëkryerësve kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurisë, pasi që kanë gjuajtur me koktej molotovi dhe me kubëza betoni në drejtim të Konsullatës Turke, me ç’ rast është shkaktuar zjarri në ndërtesë, dhe ka pasur gjasë të madhe të rrezikojnë lirinë e Konsullit dhe personave të tjerë në atë Konsullatë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com