Aktakuzë ndaj dy personave qe e detyronin një të mitur të ushtronte prostitucion

Aktakuzë ndaj dy personave qe e detyronin një të mitur të ushtronte prostitucion

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve R.M. dhe E.K., për shkak të veprës penale ‘’Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’, nga neni 234 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit, më 01 dhjetor 2019, në bashkëveprim, kanë rekrutuar, organizuar dhe ndihmuar të dëmtuarën e mitur nën moshën 18 vjeçare, për qëllime të prostitucionit, ashtu që me veturë e dërgojnë të njëjtën në një motel në Gjilan, me qëllim që të kryente marrëdhënie seksuale me një person nga Gjakova, sipas marrëveshjes paraprake për kundërshpërblim prej 100 euro.

Mirëpo, pas kryerjes së aktit, i njëjti refuzon që të miturës t’ia jap të hollat, për çka e njëjta përmes telefonit e njofton të pandehurin R.M., i cili së bashku me të pandehurin tjetër F.M., e ndalin këtë person në oborrin e motelit dhe ia marrin të hollat, të cilat pastaj nuk ia japin të dëmtuarës së mitur.

Të pandehurit R.M. dhe E.K., me kërkesë të prokurorisë, gjenden në masën e paraburgimit që nga data 03 dhjetor 2019.