Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K., për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim”, përcjell Insajderi.com.
Sipas aktakuzës, më 23 shtator 2021, i pandehuri sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur atë në dalje të fshatit Janosh të Gjakovës ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e tij, në Vitomericë të Pejës.
Prokuroria thotë se nga 23 deri më 29 shtator 2021, për t’iu shmangur familjarëve dhe policisë, ata kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kohës i pandehuri e ka detyruar të miturën të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi.
“Prokuroria njofton se, më 23 shtator 2021, i pandehuri sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën në dalje të fshatit Janosh, Komuna e Gjakovës, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit, në fshatin Vitomericë, Komuna e Pejës.
Nga data 23 shtator 2021 e deri më 29 shtator 2021, për të iu shmangur familjarëve e policisë, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Insajderi.com