Aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se dhunoi për shtatë ditë një të mitur në Gjakovë

Aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se dhunoi për shtatë ditë një të mitur në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K., për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim”, përcjell Insajderi.com.

Sipas aktakuzës, më 23 shtator 2021, i pandehuri sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur atë në dalje të fshatit Janosh të Gjakovës ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e tij, në Vitomericë të Pejës.

Prokuroria thotë se nga 23 deri më 29 shtator 2021, për t’iu shmangur familjarëve dhe policisë, ata kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kohës i pandehuri e ka detyruar të miturën të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi.

“Prokuroria njofton se,  më 23 shtator 2021,  i pandehuri sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën në dalje të fshatit Janosh, Komuna e Gjakovës, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit, në fshatin Vitomericë, Komuna e Pejës.

Nga data 23 shtator 2021 e deri më 29 shtator 2021, për të iu shmangur familjarëve e policisë, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Insajderi.com