Aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim me vota

Aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim me vota

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave.

Përmes një komunikate ka thënë se shtatë persona dyshohen për veprën penale “ Cenimi i fshehtësisë së votimit”.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, e njofton opinionin se, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave të dyshuar , L.G., A.H., E. Ll., B.J., Xh., K.N., B.H.,  për veprën penale “ Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë

Më 06.10.2019, nëpër qendra të ndryshme të votimit, në Gjakovë e Rahovec, për derisa ka qenë duke u zhvilluar procesi i votimit, të dyshuarit e lartcekur kanë cenuar fshehtësinë e votimit, duke e fotografuar fletëvotimin me telefonat e tyre personal.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtët kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Dy prokurorët e rasteve, i kanë propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit L.G., A.H., E. Ll., B.J., Xh., K.N., B.H.,  të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.