Aktakuzë për dy persona për ryshfet në lidhje me votimin

Aktakuzë për dy persona për ryshfet në lidhje me votimin

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzën kundër të dyshuarve F.K. dhe F.B për dhenie dhe marrje të ryshfetit lidhur me votat gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.K., i ka premtuar përfitim të pamerituar personit F.B për të votuar në favor të një personi.

Rasti ka ndodhur me 10 qershor, në një lokal në Prizren.

Me c`rast F.B. e ka bind që të dalë në vendvotim dhe të votojë për kandidatin për deputet B.K.

“Duke premtuar se për këtë shërbim do të ia paguaj 15 euro dhe duke i ofruar kartelën e kandidatit të lartpërmendur për deputet me dy numra, njëri numër i subjektit politik dhe tjetri i vetë kandidatit, pastaj edhe lapsin kimik me video-kamerë me ngjyrë të zezë për ta incizuar – fotografuar aktin e votimit për kandidatin gjegjës”, thuhet në njoftim.

I pandehuri F.B., sipas aktakuzës ka pranuar ofertën për përfitim të pamerituar për vete, për të votuar në favor të kandidatit që I është thënë.

Ndaj tyre u ngrit aktakuza për dhënie dhe marrje ryshfeti. /Insajderi.com