Endrit Shala para ca muajve pati goditur një gazetar. Prokurori i shtetit ka ngritur aktakuzë për këtë rast.

Prokurori i shtetit i ka ngritur aktakuzë, ish-ministrit dhe tani deputetit të Nismës, Endrit Shala, i cili para disa muajve sulmoi gazetarin e portalit Indeksonline, Ensar Ramadani, njofton Insajderi.
Shala ishte kapur në kamera duke goditur gazetarin me dorë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës Laureta Ulaj.
Sipas saj ish-ministri Shala po akuzohet për veprën penale të sulmit./Insajderi.com