
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarës B. K., për veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar”.
“Sipas aktakuzës, B. K. më 23.11.2016, në cilësinë e personit zyrtar, si drejtoreshë e SHFMU ‘Mustafa Bakiu’ në Prizren, me nënshkrimin e saj dhe me vulën zyrtare ka vërtetuar dokumentin zyrtar i cili përmban të dhëna të rreme, në atë mënyrë që kundërligjshëm ka lëshuar dokumentin, përkatësisht vërtetimin me numër të protokollit 127/2016, në emër të qytetares S. A., kinse e njëjta kishte punuar në këtë shkollë, i cili vërtetim të njëjtës do t’i shërbente për punësim”, thuhet në njoftim.
Prokuroria thotë se me këto veprime B. K. ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 paragrafi 1 të KPRK./Insajderi.com