Këshilli Gjyqësorë ka mbajtur një konferencë për media lidhur me sistemin e drejtësisë.
Por që kjo konferencë është bllokuar nga aktivistët e shoqërisë civile.
Ata kanë kërkuar që të kërkojnë falje dhe të dhënë dorëheqje të gjithë ata që janë përfshirë në këtë rast.
Të dielën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se rreth 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht dhe gjobë për rastet e dhunës seksuale.
Po ashtu gjatë ditës së sotme, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares.
Fillimisht në konferencë është bërë e ditur se 11 vjeçarja me 21 qershor është raportuar si person i zhdukur.
Po ashtu, është bërë e ditur se me datën 7 korrik Prokurori ka zhvilluar një bisedë me të dëmtuarën.
Gjithashtu në këtë konfercë është bërë e ditur se identiteti i gjashtë të dyshuarave është zbuluar nga ana e telefonit të dëmtuarës.
Gjithashtu Ulaj ka njoftuar se viktima ka qëndruar rreth një muaj në strehimore dhe me kërkesë të familjes, është liruar më 21 korrik nga strehimorja.
Po ashtu gjatë konferencës për media nuk janë bërë të ditura emrat e prokurorëve të cilat janë duke u marrë më dy çështje të ndara për dhunimin e 11 vjeçares./Insajderi.com