Aktivistët e PSD-së ndërpresin konferencën e Trendafilovës, arrestohen

Aktivistët e PSD-së ndërpresin konferencën e Trendafilovës, arrestohen

Dy aktivistët e Partisë Socialdemokrate janë arrestuar pas aksionit në konferencën e kryetatares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Aktivistët e PSD-së, e kanë ndërprerë konferencën për media të kryetares së Gjykatës Speciale, të hënën.

Ata thanë se nuk mund ta lejojnë që të kalojë në qetësi konferenca e një përfaqësuese të një “gjykate të padrejtë”.

“Duan ta ndryshojnë historinë e luftës së Kosovës, duke e bërë si një luftë që ka ndodhë në mes të dy agresorëve, e jo si një luftë për liri”, thanë aktivistët e PSD-së.

Por, Trendafilova nuk e kupton gjuhën shqipe, për këtë tha se i vjen keq që nuk i kuptoi çfarë thanë.

Ajo i ftoi aktivistët që të bashkohen në konferencë e t’i bëjnë pyetje.

Gjykata Speciale është themeluar në vitin 2015 me aprovimin e Kuvendit të Kosovës. /Insajderi.com