Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka deklaruar se përpos arrestimit ata kanë marrë gjoba prej 400 euro, njofton Insajderi.
Sipas Nushit, gjobat kanë mundur të shqiptohen edhe pa u arrestuar. Pasi ai beson se aksioni ishte i qetë.
“Është totalisht e çuditshme dhe nuk e di se çka mundet me qenë tjetër përveç urrejtje ndaj subjektit”, tha Nushi në T7.
Partia Socialdemokrate, zhvilloi një aksion te Qeveria e Kosovë ku shkroi “Gjakderdhja financiare”.
Kjo si kundërshtim ndaj ndarjes së 11 milionë eurove që të paguhet rryma për serbët e Veriut. /Insajderi.com