Aktivistja e Vetëvendosjes që ndërroi jetë sot

Aktivistja e Vetëvendosjes që ndërroi jetë sot

Aktivistja e Vetëvendosjes, Valbona Zhubi ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të rëndë – shkruan Periskopi.

Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila në një publikim në rrjetin social “Facebook” u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe aktivistëve të Gjakovës.

Haxhiu e përshkruan Valbonën si grua të fortë, shoqe të mirë e aktiviste të dalluar.

“Paska ndërruar jetë aktivistja Valbona Zhubi. Valbona ishte grua e fortë, shoqe e mirë dhe aktiviste e dalluar. Ajo nuk u ndalë asnjëherë, pavarësisht gjendjes shëndetësore! Ngushëllime familjarëve dhe aktivistëve të Qendrës së Gjakovës! Valbona do të mbetet përherë në kujtimet tona!”, shkruan Haxhiu.