
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut dhe njëkohësisht themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e ka cilësuar si nisje të një lufte të re ndaj rajonit dekorimin e Peter Handkes nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhëri i Yllit të Karagjorgjit”, njofton Insajderi.
Sipas saj, me këtë veprim Vuçiq ka filluar një luftë kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe njerëzve në Serbi që mbajnë turpin e gjenocidit të kryer nga Millosheviqi në vitet e 90-ta.
“Duke dekoruar me ‘Urdhrin e Yllit të Karagjorgjitit’ Peter Handken, Presidenti i Serbisë, filloi luftën kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe secilit prej nesh në Serbi që mbajmë turpin e gjenocidit të kryer dhe krimeve masive të forcave serbe në luftërat e viteve 1990. Nuk ka asnjë dromcë shprese”, ka shkruar Kandiq.
Handke njihet si mbështetës i kriminelit serb, Slobodan Millosheviç dhe mohues i gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë./Insajderi.com
Predsednik Srbije je dodelom Ordena Karađorđeve zvezde Handkeu započeo rat protiv civilizovanog sveta, suseda i svakog od nas u Srbiji koji nosimo sramotu počinjenog genocida i masovnih zločina srpskih snaga u ratovima 90.tih. Ni tračka nade nema.
— Natasa Kandic (@natasakandic) May 11, 2021