Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim familjen e aktorit Hadi Shehu, me ç‘rast i ndau pullën postare me figurën e tij, si shenjë respekt" />

Aktori Hadi Shehu nderohet me pullë postare

Aktori Hadi Shehu nderohet me pullë postare

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim familjen e aktorit Hadi Shehu, me ç‘rast i ndau pullën postare me figurën e tij, si shenjë respekti për punën dhe kontributin e dhënë nga aktori Shehu.

Me këtë rast ministri Gashi tha: “sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, pra, lansimi i pullës postare dedikuar aktorit Hadi Shehu, duke vlerësuar lart figurën e tij në art”.

Ndërkaq familjarët e aktorit Shehu falënderuan ministrin Gashi për iniciativën e marrë, duke shprehur mirënjohjen për kujdesin e treguar institucional ndaj tij.