Aktori i ‘O sa mirë’: Kurti kishte probleme financiare

Aktori i ‘O sa mirë’: Kurti kishte probleme financiare

Fisnik Ademi, aktor i serialit ‘O sa mirë’ ka folur lidhur me ish-kolegun e tij Art Kurti i cili është gjendur sot i vdekur në makinë, ku sipas dyshimeve të para ai ka bërë vetëvrasje.

Në T7 Ademi, ka thënë se Kurti ka pasur disa probleme financiare. Ai ka treguar se Kurti kishte lënë punën si kameraman ku kishte punuar më parë.

“Unë sa kom dëgjuar personalisht ka pas disa telashe disa probleme financiare. Me të kam punuar edhe me një televizion ku ai ka qenë si kameraman, madje e di që e ka lënë punën si kameraman ku edhe i pata thënë mos e le punën se është ma mirë me pas më shumë puna se ki më shumë të ardhura dhe edhe je i zënë më shumë kështu që nuk ki kohë me harxhuar shumë tani”, ka deklaruar Ademi.

Ai më tej ka treguar një situatë kur Kurti kishte lënë xhirimet pa arsyeje dhe e kishte fikur telefonin, ku më tej më nuk kishte qenë pjesë e serialit.

“Mandej e di që patëm qenë në skenë dhe ai  është larguar nga skena e ka ndal telefonin dhe më nuk ka qenë pjesë e ‘O sa mirë’. Këtë sezon mu nuk është. Vërtet ka qenë i paparashikueshëm gjatë xhirimeve ka ndodhë atëherë kur edhe nuk bënë me të ndodhë asgjë, po them kështu”, ka deklaruar Ademi./Insajderi.com