Aktori shqiptar merr zyrtarisht detyrën si Kryetar Bashkie

Aktori shqiptar merr zyrtarisht detyrën si Kryetar Bashkie

Ai u bë i njohur në saje të paraqitjes në shoun televiziv humoristik, “Portokalli”, ku u shfaq me disa role të ndryshme.

Bëhet fjalë për Erion Isain, i cili së fundi ka arritur edhe në sukses në rrafshin politik të Shqipërisë.

Artisti ka marrë zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Kolonjës, ku ditën e sotme u bë konstituimi i Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.

Aktori përmes llogarisë personale në Instagram ka shprehur mirënjohjen dhe ka falënderuar të gjithë për ndihmën që i kanë dhënë në këtë rrugëtim.

“Privilegji i detyrës, me thirrjen e krenarisë e të qenit Kolonjar! Faleminderit!”, shkruan Isai.

Ndryshe, Erioni ka fituar mandatin katërvjeçar dhe tashmë është zhvendosur që të jetojë në këtë qytet gjersa është larguar edhe nga angazhimet artistike. /Telegrafi/