Hoxhaj: Ekstremizmi fetar është eksportuar nga vende të tjera

Akuza e Hoxhajt ndaj vendeve arabe bënë bujë në mediet ndërkombëtare

Konstatimi i ministrit të Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj se ekstremzmi fetar është eksportuar nga vendet e tjera, saktësisht nga vendet e Lindjes, ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare.

Akuza e Hoxhajt ndaj vendeve arabe bënë bujë në mediet ndërkombëtare

Mediumet prestigjoze si Washington Post, ABC News apo Dailymail, i kanë dhënë fokus të veçantë deklaratës së dhënë sot nga kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj, se “radikalizimi e të rinjve në Ballkan është eksportuar nga OJQ të ndryshme dhe klerikët” nga Lindja e Mesme, raporton Gazeta Online Insajderi.

Përveç kësaj deklarate të Hoxhajt, gazetat amerikane Washington Post e ABC News thonë se Kosova ka përqindjen më të madhe të qytetarëve që luftojnë për të grupin e Shtetit Islamik, krahasuar me cdo komb tjetër në Evropë.

hpchaj

“Autoritetet thonë se ka rreth 70 shtetas të Kosovës që besohet të jenë luftëtarë aktivë në Siri dhe Irak”, shkruan Washington Post, duke bërë të ditur se vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës miratoi një ligj që qztetarët e vendit të cilët marrin pjesë në luftëra jashtë territorit të Kosovës, të dënohen me deri në 15 vjet burgim.

europe

Lajmi ku Hoxhaj konfirmon ndikimin e OJQ-ve arabe rreth ekstremizmit fetar në Kosovë, ka bërë bujë edhe në Angli, teksa tabloidi britanik “Daily Mail” thotë se “Kosova fajëson vendet e tjera për radikalizimin”.

Deklarata e Hoxhajt është raportuar edhe nga mediet e tjera, kryesisht ato lokale, amerikane dhe britanike. Bcdemocrat dhe Colorado Spring Gazette janë dy nga gazetat e tjera që e konsideruan si lajm të rëndësishëm botëror, deklaratën e Hoxhajt.

hothi

Hoxhaj deklaratën për Associated Press, e dha sot pas mbledhjes së 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /Insajderi.com