Akuza e Veselit ndaj partisë që e ka partner në Qeveri

 Akuza e Veselit ndaj partisë që e ka partner në Qeveri

Fushata zgjedhore nëpër komuna ka bërë që partnerët qeveritar të akuzojnë njëri tjetrin për punët e tyre nëpër komunat e ndryshme ku ata janë kundërshtarë.

Një nga këto komuna është ajo e Malishevës, ku partneri i PDK-së në Qeveri, NISMA e ka pushtetin dhe po garon për një mandat të dytë në këtë komunë.

Por kryetari i PDK-së Kadri Veseli gjatë vizitës që e pati sot në Malishevë nuk ngurroi ta thumbojë partinë e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj për qeverisjen në këtë qytezë.

“Kanë dhënë shumë premtime dhe kanë ngritur tema që nuk kanë mundur të realizohen sepse nuk kanë qenë reale”, ka thënë Veseli.

Më pas ka dhënë edhe një sqarim për këto deklarata që kanë qenë të drejtuara për partnerin qeveritar.

“Ne e kemi partner në qendër por këto katër vite do të vazhdojmë me suksesin ku na ka mbetur me qeverisjen e PDK-së në Malishevë”, tha Veseli teksa prezantoi kandidatin e partisë së tij për Malishevë./Insajderi.com