Gjashtë akuza për terrorizëm dhe organizatë terroriste si dhe dy akuza për trafikim më armë është epilogu i aksionit policorë anti-terror i realizuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut, shkruan Insajderi
Prokuroria Publike e vendit fqinj pas 6 muajsh i ndjek për terrorizëm gjashtë persona, ndërsa dy të tjerët për veprën trafikim dhe përpunim i armëve dhe mjeteve shpërthyese. Organi akuzës konsideron se grupi i dyshuar për terrorizëm ka qenë i organizuar dhe udhëhequr nga B.A. nga Kumanova i arrestuar më 31 gusht vitin e kaluar.
“Të akuzuarit kishin detyra të konkrete: B.F dhe B.G kanë marrë urdhra konkret nga B.A të cilit i kanë siguruar mbështetje logjistike dhe bashkërisht me tre të akuzuarit e parë kanë pasur për detyrë të gjejnë veturë me të cilin do të kryejnë transport dhe objekte ku do të mbahet armatimi, municioni, pajisjet ushtarake dhe të përpunojnë eksplozivë të improvizuar. Gjithashtu kanë mbledhur informacione dhe kanë observuar lokacione dhe objekte”, njoftojnë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.
Prokuroria Maqedonisë së Veriut dyshon se në mesin e të akuzuarve ka pasur edhe persona që janë marrë ekskluzivisht me strategjinë se si të ndikojnë në opinion.
“I akuzuari J.K ka mbledhur, redaktuar dhe titruar përkthime nga gjuha arabe në gjuhën shqipe, video incizime nga luftimet në Siri dhe Irak dhe sulmet e kryera terroriste në Francë dhe Spanjë, përfshi edhe incizime të cilat shpjegojnë përpunimin e mjeteve shpërthyese, sulme ndaj njerëzve, shfrytëzimin e sigurt të aplikacioneve për komunikim në internet, dekapitimin (heqjen e kokave) të viktimave të ISIS përmes të cilave metoda i ka tërhequr audiencë të madhe në përmbajtje të tilla radikale “ thonë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.