Akuzat e “Syrit të Popullit” për tradhti nuk i mohon dot as Azem Vllasi, thotë ky avokat

Akuzat e “Syrit të Popullit” për tradhti nuk i mohon dot as Azem Vllasi, thotë ky avokat

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Patriotë të çmendur”- pjesa e dytë.

Në këtë dokumentar zbulohen edhe detaje interesante për atentatin e parë të organizatës terroriste “Syri i popullit” dhe veprimet e tjera të kësaj organizate.

Nga minuta 24:00 e tutje Ramiz Krasniqi si avokat i SadriRamabajës flet edhepër akuzat për tradhti dhe dënime të shqiptarëve në vitin 1981 që janë bërë nga anëtarë të “Syrit të Popullit”. Ai thotë se aty ka akuza që nuk i mohon as AzemVllasi dot.

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohet edhe kush e krijoi këtë organizatë, se a pati agjentë të huaj të spiunazhit të infiltruar në të dhe cilës parti opozitare po tentohet ti faturohet kjo organizatë terroriste.

Mbrojtësit e të akuzuarve për herë të parë zbulojnë provat që ata thonë që i kanë që ky është një proces më shumë politik se sa ndjekje e drejtësisë kundër kriminelëve .

A ka atentatorë të lirë të “Syrit të Popullit”? Si duket kjo organizatë, Shtabi i Përgjithshëm i saj, logot e saj dhe si financohej. Këto dhe detaje të tjera zbulohen gjerësisht në pjesën e dytë të dokumentarit “Patriotë të çmendur”.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta OnlineInsajderi. /Insajderi.com

Këtu e gjeni videon e plotë të dokumentarit: