Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka akuzuar zëvendës-kryeministrin, Driton Selmanaj, për përplasjen në Kuvendin e Kosovës.
Në Kuvendin e Kosovës ka pasur tension në mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjatë fjalimit të deputetes, Saranda Bogujevci.
Deputeti i VV-së i atakoi Selmanajn si “palaço”, njofton Insajderi.
“Komplet tensioni brenda Kuvendit sot ka ardh si pasojë e palaços Selmanaj që vje aty dhe ofendon deputetë për temën e të pagjeturave”, ka Basha.
“Kjo temë është jashtëzakonisht e ngarkuar emocionalisht, por për këtë palaçon konsiderohet e shterur dhe prandaj iu duket e parëndësishme”. /Insajderi.com