 
                    Ish-kryetari i Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA ka qenë një dëshirë e kamotshme e tij.
“Ishte synimi im dhe e kam deklaruar shume herët si dëshirë!”, ka thënë Buja.
“Nuk është e favorshme për PDK-në, por ne sakrifikuam për të mirën e përgjithshme, për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, shkruan Blic.
Në anën tjetër, ka qenë pikërisht dje dita kur është formuar koalicioni LDK-ALTERNATIVA-AKR, si dhe në orët e mbrëmjes pak para se të dorëzoheshin koalicionet në KQZ, është nënshkruar edhe koalicioni PDK-AAK- NISMA, duke krijuar kështu dy blloqe të mëdha politike.
 
                            						 
                   
                   
                   
                       
                       
                       
                       
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                          