I akuzuari për shitje të gruas i prin listës për Asamble në Pejë

I akuzuari për shitje të gruas i prin listës për Asamble në Pejë

Partia Social Demokratike dhe dy parti të tjera kanë vendosur që të garojnë së bashku me 9 kandidat për Asamblenë e Pejës duke mos kandiduar fare për postin e kryetarit.

Por kësaj liste PSD-ja ka vendosur që t’i prijë një person me një të kaluar aspak të pastër.

Është Kreshnik Husaj ai që do t’i prijë kësaj liste. Por Husaj që njihet edhe si Kika i Big Brother pasi kishte marrë pjesë në një edicion të spektaklit “Big Brother Albania” në mars të këtij viti është akuzuar se ka detyruar bashkëshorten e tij të bëjë seks me para.

https://www.facebook.com/partiasocial.demokrate.583/posts/107668729966871

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, kishte ngritur aktakuzë për prostitucion kundër të pandehurit Kreshnik Husaj, duke e akuzuar se ka detyruar gruan e tij që të kryente prostitucion.

Prokuroria e Pejës, ka bërë të ditur se përveç Husajt, aktakuzë është ngritur edhe ndaj një femre me inicialet A.Z, me akuzën se bashkë kanë detyruar të dëmtuarën të kryej marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Husaj, sipas Prokurorisë ka detyruar V.T, me të cilën ka bashkëjetuar dhe ka një vajzë, që të kryej prostitucion./Insajderi.com

Aktakuzë ndaj Kikës së Big Brother: E detyroi gruan të shitej për seks